MATEMATIKË KL.VIII
e enjte, 26 mars 2015
e hënë, 10 shtator 2012
Njoftim
keni mundësi të merrni informata të ndryshme për
punën në shkollën tonë "Dervish Cara" në
www.dervishcara.blogspot.com (kliko mbi linkun)
e hënë, 21 maj 2012
PËR NOTIMIN dhe INTERVENIMIN
Kur notimi nuk ndihmon për të mësuar dhe nuk është real,nuk janë fajtor vetëm arsimtarët,por janë edhe nxënësit,prindërit dhe njerëz me ndikim në arsim dhe shoqëri.Çdo njëri prej ato që u përmendën më lartë duhet të marr pjesën e vetë në ndërtimin e sistemit të vlerave në arsim në të gjitha nivelet(fillor,të mesëm dhe univerzitar).Nëse ne arsimtarët,prindërit,drejtorët dhe njerëzit me ndikim në shoqëri nuk jemi shembull për nxënësit-fëmijët tanë se si duhet të sillemi dhe si ta kryejmë punën tonë,nuk do të kemi të drejtë të shprehim zemërimin tonë ndaj të rinjëve.Nëse ata, duke u shkolluar nëpër shkolla dhe univerzitete janë mësuar të shfrytëzojnë dobësitë tona për të aritur deri te nota,nuk duhet të çuditemi se si sillen në shoqëri.
SHEMBULLI I KEQ=REZULTATI I DOBËT
Prandaj të nderuar nxënës dhe të gjithë ata që u përmendën më lartë ju këshilloj të shiqoni filmat e vizatuar të përgatitur nga ana e ekipit të PAF-it,PROJEKTIT PËR ARSIMIN FILLOR nga USAID-i.
Shkarko ose shiko filmin e vizatuar.
Intervenimi
Shkarko ose shiko filmin e vizatuar.
Këshilla
Shkarko ose shiko filmin e vizatuar.
Dallimi
e enjte, 17 maj 2012
Për në dund të vitit shkollor 2011/2012
Pse me prezentim në PowerPoint ?
Arsimtari gjatë zhvillimit të mësimit në PowerPoint, me zbatim të animimeve që i mundëson programi, vizatimet e ndërlikuara i ka të gatshme,mundet ti përsërite sa ka nevoj, nuk është i këthyer ka tabela,ka kontaktë të përhershëm me nxënësit, përcjell punën e nxënësve ,ka më shumë kohë për tu ndihmuar dhe dhënë sqarime nxënësëve.
Zhvillimi i njësive mësimore në këte mënyrë ka edhe anët negative të veta.Veçanrisht orët e para të realizuara-disa nxënës duket se e ''përcjellin'' mësimin,por në realitet janë të humbur.Prandaj nxënësi njësitë mësimore të realizuara në këte mënyrë mundet ti marrin dhe hap pas hapi ti përsëritin ose ti mësojnë në shtëpi.
Pasi njësitë mësimore janë të përgatitura me shpejtësi- për të aritur që të zhvillohen njësitë mësimore, mundet të ketë dhe gabime të natyrës së ndryshme. Prandaj kërkoj falje nga nxënësit dhe arsimtarët.Mundet të më paraqiten me postë elektronike-email: isak_ramadani@yahoo.com ,që në të ardhmen të përmisojmë gabimet.
Implikimet për punë në të ardhmen.
- Të përdoret puna individuale me nxënës më tepër.
- Të përgatiten detyra sipas kërkesave të niveleve kognitive.
- Të përgatiten njësitë mësimore edhe në programe tjera aplikative,si Geogebra,Geometer_Sketchpad,Dr.Geo,teste në Keduca etj.
NXËNËSVE U DËSHIROJ SUKSESE NË MËSIMIN E MËTUTJESHËM
NË LËNDËN E MATEMATIKËS.